“Për 100 milionë dollarë, do t’i heq pizhamet dhe do të zbres sërish në ring me Tysonin”

“Për 100 milionë dollarë, do t’i heq pizhamet dhe do të zbres sërish në ring me Tysonin”

  09 Mar 2019

Lennox Lewis ka insistuar se ai do të kthehej nga pensioni në moshën 53 vjeçare për një rimeç me Mike Tyson – nëse paguhet 100 milionë dollarë (88.9 milionë euro).

Tre herë ish-kampioni i botës në peshat e rënda, e mposhti Tysonin në rundin e tetë në një luftë të madhe në vitin 2002.

Meçi i radhës, fitorja kundër Vitali Klitschko, në qershor të vitit 2003, ka qenë i fundit për Lewisin në boksin profesionist, kurse Tyson, tani 52-vjeçar, iu bashkua atij dhe u pensionua dy vite më vonë, pas tri meçeve në vitin 2005.

Megjithatë, Lewis pranoi për Joe Rogan se joshja e një pagese fitimprurëse mund ta tundonte atë që të rikthehet nga pensionimi.

Për çmimin e duhur, Lewis do të zbriste sërish në ring për një meç historik legjendash.

“I kam thënë shumë njerëzve se do t’i heq pizhamet për 100 milionë dollarë”, u shpreh ai.

“Kështu që nëse jeni serioz, ejani zemër, më tregoni letrat”, shtoi ai.

Tyson, me të cilin Lewis kërkon rimeç, në moshën 20 vjeçare, u bë kampioni më i ri në kategorinë e peshave të rënda të boksit, në vitin 1986, kur e mposhti Trevor Berbickun, në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.

Gjatë karrierës, Tyson nuk ka pasur një jetë të qetë.

Ai është arrestuar njëherë për përdhunimin e 18-vjeçares Desiree Washington dhe në vitin 1992 u dënua me gjashtë vjet burg.

Ai qëndroi në burg për më pak se tre vjet.

Edhe pse u bë përsëri kampion në kategorinë e peshave të rënda, në vitin 1996, disfata e dyfishtë kundër Evander Holyfield, përfshirë këtu edhe incidentin e famshëm të kafshimit të veshit gjatë rimeçit, e filloi një rënie drastike për Tysonin.

Ish-kampioni i humbi tri-katër meçet e tij të fundit, përfshirë këtu edhe dy disfata turpëruese, kundër Danny Williamsit dhe Kevin McBride dhe tani është sfiduar nga Lennox Lewis. /Gazeta Express/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.