Peci: Nëse Kosova vazhdon me këtë veprim ndaj Gjykatës Speciale atëherë, ja çka do të ndodhë

  25 Dec 2017

Ish- diplomati kosovar, Lulzim Peci përmes rrjetit të tij social “Facebook”, ka komentuar çështjen e zhbërjes së Gjykatës Speciale, raporton Gazeta Blic.

Peci përmes një përshkrimi ka bërë të ditur situatën e Kosovës në marrëdhënie me ndërkombëtarët.

Ai ka thënë se nëse Kosova vazhdon me këtë sjellje siç e quan ai revizioniste për shfuqizim kontrabandues të Gjykatës Speciale atëherë duhet të gati për “rrotullimin e elefantit”.

 

“Duartrokitjet me te medha per kete cirk qe po i bene Kosova vetevetes do te behen ne Beograd dhe Moske”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Pecit pa ndërhyrje:

Kur flen ne nje krevat me elefantin, nuk bene me e bezdise, se nese ai rrotullohet, atehere dihet se cfare behet me ty.

Ky eshte perafersisht nje pershkrim realist i marredhenieve nderkombetare, gjegjesisht te sjelljeve te shteteve te vogla problematike e revizioniste dhe pasojave qe i presin nga superfuqite dhe fuqite e medha kur bejne veprime te tilla.

Nese vazhdohet edhe me tutje me sjelljet revizioniste per shfuqizimin kontrabandues te Gjykates Speciale, atehere Kosova duhet te behet gati per rrotullimin e elefantit.

Duartrokitjet me te medha per kete cirk qe po i bene Kosova vetevetes do te behen ne Beograd dhe Moske.

Vetem atehere nuk kemi pse e akuzojme askend, dhe mos u ankoni, se ne fund te fundit vete, si qytetare do e lejme fatin tone ne duar te atyre qe pese pare nuk i jepin per neve.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.