“PDK pranon se qëndron prapa proceseve të montuara për terrorizëm”

  26 Nov 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Faton Topalli ka akuzuar PDK-në se ka qenë ajo e cila ka qëndruar prapa procesve të montuara për terrorizëm, për çka akuzohen përfaqësuesit e VV-së.

Sipas Topallit, një gjë të tillë e ka konfirmuar sot anëtari i Kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media, ku e quajti VV-në parti terroriste.

“PDK pranon se qëndron prapa proceseve të montuara për terrorizëm
Blerand Stavelici i PDK-ës në konferencën e sotme për media vërtetoi publikisht, duke e quajtur Lëvizjen Vetëvendosje parti klanesh terroriste, se prej nga vinë akuzat për terrorizëm në gjyqësor për aktivistët e Lëvizjs Vetëvendosej. Frashër Krasniqi, Adea Batusha Egozon Halili dhe Atëdhe Arifi u hodhën para gjyqit dhe u akuzuan për terrorizëm me akuzat politike të krerëve të PDK-ës”, tha Topalli

Tutje ai ka shtuar se pretendimet e tyre të cilat në vazhdimësi po i shfaqin rreth kapjes së shtetit nga Klani Pronto, i ka vërtetuar Stavileci.

“Atë që ne po pretendojmë vazhdimisht, se struktura të caktuara të shtetit janë kapur nga drejtues të PDK-ës dhe klanit pronto, e vërtetoi Blerand Stavileci me gojën e tij në konferencën e sotme për media”, tha deputeti Topalli përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror Facebook.