PDK po synon rrëzimin e Agim Ademit nga FFK, ka dy emra në listën e saj

PDK po synon rrëzimin e Agim Ademit nga FFK, ka dy emra në listën e saj

  13 Mar 2019

Partia Demokratike e Kosovës po synon që ta marrë kontrollin në dorë të futbollit kosovar.

Për të arritur këtë, synimi është rrëzimi i kreut të FFK-së, Agim Ademit, shkruan Indeksonline.

Drejt këtij qëllimi, vegël e PDK-së po del të jetë djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, Gramozi.

Burime të Indeksonline mësojnë se PDK ka dy emra për kreun e FFK-së, njëri nga ta i akuzuar më parë për keqpërdorime në institucione.

Më 28 mars, Federata e Futbollit të Kosovës do të mbaj kuvendin e punës ku përmes delegatëve synohet vota e mosbesimit për Ademin.

Kujtojmë se skuadrat e Superligës kanë nga dy delegat derisa ata të Ligës së parë dhe të dytë përfaqësohen nga një delegat.

Aktiviteti i PDK-së është shtrirë në disa klube kosovare nga të cilat po kërkon nënshkrime drejt këtij qëllimi, prapa të cilit qëndron Gramoz Vokrri./IndeksOnline/

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.