fbpx

PDK-NISMA probleme ne Drenas!

  22 Oct 2017

PDK-ja në Drenas: Procesi zgjedhor është duke shkuar mirë, keqbërësit janë duke manipiluar me qytetarin Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas, demanton deklaratat e ish-anëtarit të PDK-së, Naim Bazaj i cili ne mënyrën me të pamoralshme citohet ne të njëjtën kohë për daljen e numrit të votuesve dhe përcaktimit të tyre ndaj një subjekti, duke prishur kështu qetësinë zgjedhorë dhe është në kundërshtim me heshtjen zgjedhore.

PDK-ja në Drenas, dënon dhe denoncon secilin portal që publikon lajme të tilla, që për qëllim kanë prishjen e procesit zgjedhor në Drenas. Këto publikime dhe prononcime, janë të pa pranueshme dhe propagandistike me motive tejet të ulëta, që për qëllim kanë të dëmtojnë procesin zgjedhor të zhvilluar deri me tani.

PDK-ja në Drenas, dënon ashpër këto deklarata të cilat nxisin urrejtje dhe prishin qetësinë zgjedhore në Drenas. PDK-ja, falënderon gjithë qytetarët e Komunës së Drenas të cilët me maturi e dinjitet janë duke kryer obligimin e tyre qytetar ne mënyrën me të mirë të mundshme, ku deri më tani nuk është paraqitur asnjë ekses në procesin zgjedhor.

Ftojmë gjithë qytetarët e Komunës që të shfrytëzojnë edhe këto orë të mbetura dhe të votojnë për ndryshimet në Drenas. Zyra e Komunikimit e Degës së PDK-së në Drenas./