fbpx

PDK-ja ‘zyrtarizon’ mbështetjen për LDK-ne kete komune te madhe!

  16 Nov 2017

Bujar Cakolli, sekretar i degës së PDK-së në Prishtinë, tërthorazi e ka mbështetur Arban Abrashin, kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.

Deri me tash PDK-ja zyrtarisht nuk është pozicionuar në asnjërin kamp, as të Lëvizjes Vetëvendosjes e as të PDK-së.

Postimi i plotë:

Prishtina ka nevojë për ndryshim rrënjësor.

Prishtina nuk ka nevojë për një kryetar qortues, zhurmagji, shfajësues, linçues e kushtëzues.

As nuk ka nevojë për një kryetar që programin qeverisës për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar e bazon në 100 zotime ku mbi 60% e tyre janë procese administrative të cilat kanë mundur të bëhen për 10 ditë pune efektive gjatë mandatit që shkoi.

As nuk ka nevojë për dikën që epilogu i qeverisjes 4 vjeçare nuk kalon përtej 50 autobusave, të blerë me çmim të shtrenjtë, kifleve, qumshtit dhe kunxhave.