PDK-ja shantazhon VV-ne ne Prishtine

  14 Oct 2017

Kandidati për asamblist në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova ka treguar një rast se si një vullnetar i Lëvizjes Vetëvendosje është detyruar ta ndërpresë aktivitetin e tij për shkak të presionit që i është bërë prindit të tij në punë, nga njerëz të PDK-së.

Ai përmes një mesazhi i ka treguar Yll Rugovës se posa e kishin parë në tendat e VV-së, i kishin bërë presion babait të tij, kështu duke iu rrezikuar edhe vendi i punës.
Yll Rugova thotë se ky është rasti i dytë që i adresohet atij, pasi edhe më herët një drejtor në ndërmarrje publike i afërt me LDK-në kishte kushtëzuar punëtorët ta fotografojnë votën e tyre për këtë subjekt, në të kundërtën do të përjashtohen nga puna.

Ja shkrimi i plotë i Yll Rugovës në Facebook:

Sot më erdh ky mesazh privat nga një vullnetar i Vetëvendosjes. Po e postoj posaqërisht sepse është rasti i dytë i tillë që po e dëgjoj sot.

Në rastin tjetër një drejtor në ndërmarrje publike i afërt me LDK-në kishte kushtëzuar punëtorët ta fotografojnë votën e tyre për këtë subjekt, në të kundërtën do të përjashtohen nga puna.

Këto metoda janë shprehja e qartë e qasjes së tyne të vazhdueshme kriminale, e cila e ka pru këtë vend në këtë gjendje, dhe e cila po ua tkurrë votat secilën herë.