fbpx

PDK-ja pëson humbjen më të madhe që nga themelimi. Shikoni dallimin me vitin 2000

  20 Nov 2017

Në zgjedhjet e para lokale të vitit 2000, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte pësuar një humbje që pakkush e priste

Kjo parti e dalë nga lufta, në vitin 2000 fitoi vetëm Skenderajn, Drenasin, Shtimen dhe Kaçanikun, raporton Magazina.al.

Kurse në këto zgjedhje, në bazë të rezultateve preliminare, PDK-ja ka vetëm Ferizajn, Kaçanikun, Shtimen, Dragashin dhe Drenasin që e ka fituar pa balotazh.
Kjo është humbja më e madhe që ka pësuar kjo parti, prej se është themeluar në vitin 1999.

Humbja e këtyre zgjedhjeve kthen këtë subjekt në vitin 2000; kohë kjo kur u organizuan zgjedhjet e para në Kosovë dhe interesimi për të marrë pjesë në to, siç shihet edhe në këtë video, ishte shumë i madh.