fbpx

PDK-ja dënon sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi

  13 Oct 2017

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një kumtese, dënon sulmin kundër gazetarit Vehbi Kajtazi.

Partia Demokratike e Kosovës kërkon nga institucionet e rendit dhe drejtësisë që sulmuesit në këtë rast, por edhe në rastet e mëparshme, të gjenden dhe të marrin dënimin e merituar sipas ligjit.

“Liria e medias dhe e shprehjes në përgjithësi është vlerë sublime për shoqërinë, andaj ftojmë dhe kërkojmë nga secili mekanizëm që ta mbrojë atë”, thuhet në kumtesë.