fbpx

PDK i jep përgjigjen Ramush Haradinajt për Demarkacionin

  07 Nov 2017

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu ka bërë të ditur se i kanë dërguar ftesë kryetarit të Komisionit për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi, që të raportojë para këtij Komisioni për punën që e kanë bërë deri më tani.

Në ‘Info Mafazine’, Deliu tha se PDK ka mbështetur marrëveshjen për Demarkacion, që e kishte nënshkruar Hashim Thaçi në Bruksel.

“Si PDK e kemi mbështetur atë marrëveshje, ndërsa tani Haradinaj e ka bërë një Komision të ri për Demarkacion. Atëherë, nëse ka fakte ne do të jemi aty. Do t’i japim mbështetje Haradinajt nëse Komisioni ofron fakte se Kosova ka humbur tokë”, ka thënë tutje Deliu.

Ajo pret që Bulliqi të prezantojë punën që Komisioni ka bërë deri më tani, ashtu siç bëri sot në takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.