fbpx

PDK habit: Ja si do ta fitojmë Prizrenin!

  19 Nov 2017

Përkundër që sipas rezultatit preliminar garën zgjedhore në Prizren e ka fituar kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka, nga PDK thonë se ata do të jeni fituesit e zgjedhjeve.

Sipas tyre, votat me kusht do ta bëjnë fitues kandidatin e PDK-së, Shaqir Totajn.

Reagimi i plotë I PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren dhe kandidati për kryetar komune, z. Shaqir Totaj, falenderojnë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor.

PDK i falenderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, z. Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij.

Rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj.

PDK u bën thirrje votuesve të saj që të tregojnë qytetari dhe të presin finalizimin e rezultateve për garën e Prizrenit në 5 ditët e ardhshme.

Shtabi Zgjedhor i PDK-së, Prizren

19/11/2017