PDK fiton një komunë, në shtatë të tjera shkon në balotazh

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor me afro 90 për qind të votave të numëruara, partia e Kadri Veselit ka fituar në raundin e parë të votimit vetëm një komunë, atë Drenasit ku kandidat për kryetar është Ramiz Lladrovci i cili ka marrë deri tani 59. 34 % të votave.

Në balotazh Partia Demokratike do të shkojë në 7 komuna: Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Vushtrri.

Në Prizren kandidati nga kjo parti Shaqir Totaj ka marrë rreth 29,66% dhe do të përballet me Mytaher Haskukën e VV-së me rreth 22,43%.

Në Mitrovicë, beteja do të zhvillohet mes Valdete Idrizit të PDK-së që ka arritur deri tani të marrë 29,56% dhe Agim Bahtirit nga AKR-ja me 27,10%

Në Ferizaj Agim Aliu ka marrë rreth 39,18% dhe do të përballet me Muharrem Sfarqën e LDK-së, i cili ka marrë rreth 30 % të votave.

Në Shtime, PDK garon në raundin e dytë me Naim Ismajli i cili ka marrë rreth 38,15% me kandidatin e pavarur Fatmir Rashitin, i cili ka 27,93% të votave.

Në Vushtrri përballja do të jetë në mes Ferit Idrizit nga PDK me 33,51% dhe Xhafer Tahirit nga LDK me 25,71%.

Gara në Klinë zhvillohet në mes Sokol Bashotës së PDK-së me 36,80% dhe Zenun Elezaj të AAK-së 26,16% të votave.

Në Malishevë Mursel Gashi i PDK-së deri tani ka marrë 27,26% të votave dhe do të përballet me Ragip Begajn nga Nisma i cili ka rreth 40,67%.