PDK e ndarë, grupi i Veselit dhe i Thaçit? Çfarë thotë Krasniqi

PDK e ndarë, grupi i Veselit dhe i Thaçit? Çfarë thotë Krasniqi

  23 Mar 2019

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës njëkohësisht nënkryetar i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka ardhur me një rrëfim për jetën, muzikën dhe karrierën politike..

Krasniqi ka thënë se zërat se brenda PDK-së janë dy grupacione që mbështesin Kryetarin aktual të partisë dhe Presidentin e vendit nuk janë të vërtet.

“Njerëzit që e thonë këtë e bëjnë për të dëmtuar PDK-në. Këta zëra janë pjesë e luftës dhe kalkulimeve politike. Por PDK-ja nuk dëmtohet nga këto thash e theme”.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se nuk ka ambicie as tash e as për të ardhmen të kandidojë për kryetar të partisë.

“Jam nënkryetar prej dy mandatesh, por nëse zoti Veseli nuk ka ndonjë kundër kandidatë, dhe me mbështetjen e Kryesisë më propozojnë përsëri për këtë pozitë sigurisht se do ta pranoja. Nëse jo, besoj se do të më lënë së paku anëtar i Kryesisë që kam qenë prej vitit 2006 e këndej”, tha ndër të tjera Memli Krasniqi. /RTVDukagjini

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.