fbpx

PDK-AAK nenshkruajne koalicionin e madh(FOTO)

  09 Dec 2017

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion në komunën e Istogut.Lajmin e ka konfirmuar vet kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.

“Për hajër na qoftë. Sapo arritëm marrëveshjen me Partinë Demokratike të Kosovēs për koalicion parazgjedhor.Me Beqir Sadikajn i definuam të gjitha detajet e marrëveshjes. Ju betohem se do jetë koalicion i punës dhe të mirës për qytetarin.Bashkë me PDK-në, Vetëvendosjen dhe listën e Arif Elshanit ne do të arrijmë fitore bindëse në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

I ftoj edhe votuesit e LDK-së që të rreshtohen krah neve sepse me mua kryetar do të përfitoj secili qytetar i Istogut”, ka njoftuar Dreshaj.Kujtojmë që se Gani Dreshaj dje ka arritur marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.