Reperi i njohur Don Arbas ditë më parë është përfshirë në një konflikt me Ilir Tolajn.
Arsye e së cilës u tha që ka qenë bllokada që ky i fundit kishte krijuar në komunikacion.
Tani reperi, Arbas ka marrë shkas për t’i kërkuar Tolajt publikisht falje.
Shkrimi i plotë i Arbas në Facebook:
Një incident që ndodhi para ca ditëve m’boni personazh të Portaleve, unë kurr skam qënë njeri i dhunës as të përflitem për keq , përkundrazi jam marrë me dicka që është larg dhunës dhe afër cdo parimi njerëzor dmth me ( ART ), dhe si artist u ndjeva keq për atë që ka ndodhur pa marrë parasysh fajtorin gjej rastin ti kërkoj ndjesë publike Dr Ilir Tolaj’t me të cilin u konfliktova, ky konflikt ishte dicka sekondare dhe ndodhi ajo që ndodhi , zdua të zgjatem thjesht dua të sqaroj opinionin publik që kjo që ndodhi nuk ka të bëje me personalitetin dhe karakterin tim . Falëminderit të gjithve për mirkuptimin .!!