fbpx

Pas Ylli Hoxhës edhe një varg dorëheqjes nga kryesia e Vetëvendosjes

  08 Dec 2017

Fjalët që qarkullonin në opinion ditëve të fundit për përçarje në Vetëvendosje, u konfirmuan sot, pas publikimit të dy letrave që flisnin fillimisht për një fyerje që Aida Dërguti i paska bërë Albin Kurtit.

Përveç kësaj, aty del edhe informata për një varg dorëheqjesh në kryesinë e kësaj partie, që disa prej tyre ishin mbajtur larg opinionit, shkruan gazetametro.net.

Në letrën që flet për rastin Dërguti-Kurti, të nënshkruar nga Xhelal Sveçla dhe Boiken Abazi, përveç përmendjes së faktit se nga kryesia ka dhënë dorëheqje Ylli Hoxha, i cili këtë e bëri vet publike para disa ditësh, tregohet edhe për dorëheqjet nga kryesia të Donika Kadajt, Albulena Haxhiut e Aida Dërgutit.

Edhe më herët ishte folur në opinion se në Vetëvendosje ka një përçarje, dhe këtë e pranon edhe vet kryetari i kësaj partie Visar Ymeri në letrën për rastin Dërguti-Kurti, e zbuluar sot nga mediat, ku ndër të tjera thotë se ‘këto probleme janë prezente prej rreth një viti