Pas “shuplakës” që i dha Merkel, Thaçi pyetet a ka fjet mirë, a i pa në ëndërr Vuçiqin, Ramën, Stanishiqin e Mogherinin?

Pas “shuplakës” që i dha Merkel, Thaçi pyetet a ka fjet mirë, a i pa në ëndërr Vuçiqin, Ramën, Stanishiqin e Mogherinin?

  01 May 2019

Pas Samitit të Berlinit, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i bëhet pyetja e vitit; “President Thaçi a muj u qove, a fjete mirë. A e pe në ëndërr F. Mogherinin, A. Vuçiqin, E. Ramën por edhe Baton Stanishiqin”.

Kështu ka pyetur, profesor dr. Binak Maxharraj përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”.

Maxharraj thotë se, plani i tradhtisë për Kosovën i përgatitur nga Thaçi dështoi në Berlin.

Maxharraj e pyet presidentin se a i dhemb “shuplaka e Merkelit”, e cila ia shuajti ambicien për me nda Kosovën.

“President Thaçi më vije keq që simpatia e Juaj pro serbe-ruse F. Mogherini nuk ka shansin të dialogoj më me ty, dhe se asaj i shkoj huq se ne biografin e saj nuk mund ta shkruaj se si u angazhu me mish e shpirt për ta nda Kosovën”, thotë Maxharraj.

Lexojeni shkrimin e plotë:

President Thaçi a fjete hiq…?! (A e pe ne ëndërr Federica Mogherinin)

President Thaçi a muj u qove, a fjete mirë. A e pe në ëndërr F. Mogherinin, A. Vuçiqin, E. Ramën por edhe Baton Stanishiqin pasi je kthye nga Berlini. Pasi ju dështoi plani i tradhtisë ndaj Kosovës, deshtet ne errësirë ta plagosni Kosovën. Eh more paqarat e shqiptarisë të stilit te Esat Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut.

President Thaçi, a po të dhembë hala shuplaka e A. Merkel që ta futi fytyrës kurse qyrrat nga zori të dolën jashtë, kur ta shuajti ambicien për ta nda, apo korrigju Kosovën, e cila edhe te injoroi sa ishe në Berlin.

President Thaçi më vije keq që simpatia e Juaj pro serbe-ruse F. Mogherini nuk ka shansin të dialogoj më me ty, dhe se asaj i shkoj huq se ne biografin e saj nuk mund ta shkruaj se si u angazhu me mish e shpirt për ta nda Kosovën.

Ke harruar se për ne Shqiptarët e Kosovës, Gjermania është po aq e shenjët sa edhe Amerika. Është mikja dhe e ardhmja e jon e përjetshme. Gabove ne deklaratat injoruese se bashku me Baton Stanishiqin se Gjermania nuk ndihmoj Kosovën. Eh more teveqela, eh more mistreca mjerë kombi qe ju ka.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.