fbpx

Pas publikimit lajmit se VV jashtëligjshëm barti votuesit: Ky është reagimi i Shpend Ahmetit

  20 Nov 2017

Pas publikimit nga mediat se Lëvizja Vetëvendosje në mënyrë të paligjshme ka bartur votuesit, vjen dhe reagimi i Shpend Ahmetit.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se kundër tyre janë vënë nëntoka.

Shënimi i plotë:

Është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë. Po ashtu është e qartë sa paraja ka hy në këtë betejë kundër nesh. Koalicionet e fshehta te krejt ketyre të mbêshtetura prej portaleve kriminele nuk patën sukses.

Tash kur po e dijnë se edhe votat me kusht do ta konfirmojnë fitoren tonë po mundohen me shpifje e sulme të dezinformojnë.

Ne jemi të fokusuar në mbrojtjen e çdo vote dhe mbrojtjen e fitores deri ne fund. Falemnderit të gjithëve për mbështetjen me të cilen nuk lejuam që krimi të kthehet në Prishtinë.

Nderkohe kronika e mëposhtme ka xhirime ekskluzive të Klan Kosovës.

Ajo tregon se si u bartën njerëzit tek qendra e votimeve nga Vetëvendosje. Duke u paraqitur si OJQ ata u telefononin qytetarëve dhe u ofronin transport për të votuar. Por, ata kishin ngatërruar numrat e telefonit dhe e telefonuan gazetaren e Klanit.

Natyrisht ftesa nuk u refuzua.