Pas përçarjeve në VV, Visar Ymeri merr këtë vendim

  08 Dec 2017

Pas përplasjes brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku në një bisedë mes anëtarëve të partisë në platformën komunikuese Viber deputetja Aida Dërguti e ka quajtur “mut” Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri ka vendosur ta shty mbledhjen e Kryesisë të paraparë për t’u mbajtur të shtunën.

Nga një email që ka siguruar Gazeta Express të dërguar nga aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Tahiri për aktivistët e tjerë të partisë, thuhet se kryetari Visar Ymeri ka marrë vendim që të shtyej për një ditë tjetër mbledhjen e qeverisë.

“Kryetari Ymeri më kërkoj t’ju njoftoj se nesër, të shtunën, nuk mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në mesazhin që ia ka dërguar aktivisti Tahiri, aktivistëve të tjerë të VV-së, përmes postës elektronike.

Mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, e paraparë të zhvillohej nesër, nuk dihet ende se kur do të mbahet. “Mbledhja shtyhet për një ditë tjetër”, shkruhej në mesazhin e aktivistit Glauk Tahiri.

Mesazhi telefonik i Aida Dërgutit,në të cilin ajo i referohet Kurtit si “ai muti” ishte një përshpejtim i një beteje që pritej të ndodhte në pranverë, kur LVV e kishte Kongresin e radhës, e në të cilin pritej që të zgjedhej kryetari i partisë, ose të rizgjedhej kryetari aktual.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.