fbpx

Pas perçarjes mes tyre Vetevendosja merr kete vendim!

  10 Dec 2017

Pas përplasjes brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ku në një bisedë mes anëtarëve të partisë në platformën komunikuese Viber deputetja Aida Dërguti e ka fyer deputetin Albin Kurti, kryetari Visar Ymeri kishte vendosur ta shtyej mbledhjen e Kryesisë të paraparë për t’u mbajtur të shtunën. Por, Kurteshi konfirmoi se nesër do mbahet kjo seancë.

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi ka thënë për “Gazeta Blic” se kryesia e VV-së do të mblidhet nesër.

“Nesër do ta mbajmë mbledhjen”, ka thënë shkurt Kurteshi. Kjo mbledhje e kryesisë së Vetëvendosjes, do të ndodhë për shkak të një konflikti që ka ndodhur ndërmjet dy deputetëve të kësaj partie, mes Aida Dërgutit dhe Albin Kurtit.Ku sipas disa mesazheve të publikuar në medie,

Dërguti e ka ofenduar rëndë themeluesin e kësaj partie Albin Kurti.Pas publikimit të këtyre mesazheve, kanë reaguar shumë deputetët, disa prej tyre kanë arsyetuar Dërgutin, e disa e kanë kritikuar atë shumë ashpër.

Pas këtyre mesazheve, Dërguti ka kërkuar falje publikisht për gjuhën fyese që ka përdorur ndaj Kurtit.