fbpx

Pas koalicionit me Listën Srpska, Labi publikon këngën “Malo viski malo Coca Cola”

  26 Sep 2017

Këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri, duket se i është gëzuar shumë formimit të qeverisë dhe jetësimit të dëshirës së tij të madhe që ta sheh Ramush Haradinajn si kryeministër të Kosovës.

Labi, i cili njihet si patriot i madh dhe i cili pretendon se është me origjinë nga shqiptarët e vjetër nga Ferizaji i Kosovës së Shqipërisë, bashkë me kolegët e tij të koalicionit PANA i priten katër orë deputetët serbë, pa të cilën Ramush Haradinaj nuk mund të zgjidhej.

E me t’u zgjedhur Haradinaj, Labi iu ka dhënë këmbëve sa ka mundur për të shkuar në studio dhe për ta finalizuar këngën e tij më të re.

Kënga quhet “Malo viski malo Coca Cola”, një këngë ritmike, e cila shpreh gëzimin e këngëtarit Tahiri pas formimit të institucioneve.

Publikimi i kësaj kënge në gjuhë serbe mbetet misterioz. Ka zëra që thonë se publikimi i kësa kënge ka qenë kusht i Listës Srpska për koalicionin PANA.