fbpx

Pas humbjes ne Istog,kercenon deputeti i AAK-se!

  18 Dec 2017

Duke u ngutur për të publikuar sa më shpejt rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të Istogut, KQZ-ja bëri një gabim të rëndë duke shpallur gabimisht fitues kandidatin e AAK-së Gani Dreshaj, edhe pse ai në formularët e votimit kishte 75 vota më pak se sa kundërkandidati i tij nga LDK, Haki Rugova.
Kjo bëri që simpatizuesit e AAK-së, bashkë me zyrtarët e kësaj parti dhe kandidatin Dreshaj të dilnin në sheshin e Istogut për të festuar deri në mesnatë.
Duke komentuar këtë situatë, deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, thotë se për këtë dikush nga KQZ mund edhe të marrë përgjegjësi penale.“Ky far PZAP-i thotë se nuk ka marrë ankesa, ndërkohë që i janë dorëzuar hiç më pak se 14 të tilla. KQZ-ja, e bën hallakamë rezultatin zgjedhor, thua se kanë qenë 2 milione fletevotime e jo 20 mijë e pak dhe herë e shpall fitues njërin e herë tjetrin! Një herë thotë se janë 500 e sa vota me kusht e mandej dalin 300 e pak!!! Dhe mendojnē se do t’ia hedhin paq! Dikush po ia bën ‘burgut me sy’ duket!”, ka thënë Nitaj.