Pas Çekisë, ky është shteti i radhës që përkrah vendimin e Trumpit për Jerusalemin

  09 Dec 2017

“Vendimi i shpallur në Shtetet e Bashkuara është, për mendimin tim, një element inkurajues, sepse presidenti Trump ka dhënë një sinjal të qartë mbi qëllimet e SHBA-ve për të gjetur një zgjidhje”, tha Melescanu duke iu përgjigjur pyetjes së një reporteri.

Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu përshëndeti sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, njoftoi agjencia e lajmeve “Mediafax”.“Rumania vazhdon të mbështesë krijimin e dy shteteve, Izralit dhe Palestinës”, shtoi ai.

Politikanët rumunë pavarësisht drejtimit politik, tradicionalisht kanë marrëdhënie të mira me Uashingtonin.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.