‘Parashikimi se çfarë mund të ndodh në VV dhe shkaku i kësaj ‘përçarje’

  19 Dec 2017

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të përçahet por mund të ketë largime.

Spahiu në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka thënë se largime nga VV-ja nuk do të ketë aq impakt sa të krijojnë përçarje.

“Unë nuk mendoj që Lëvizja Vetëvendosje do të përçahet por mund të ketë ndonjë largim por nuk ka me pas një impakt kaq të madhe sa të ketë përçarje.
Simpatizantët janë në krahë të Albin Kurtit dhe kjo u pa më së qarti në mbledhje ku njerëzit janë për lidershipin e Albin Kurti andaj nuk do të ketë përçarje”, ka deklaruar Spahiu.

 

I pyetur se si e komenton veprimin e kryetarit të VV-së, Visar Ymeri e disa deputetëve për mos pjesëmmarje në mbledhjen e këshillit të VV, Saphiu tha se ata me siguri kanë arsyet e tyre.

“Është problem i tyre dhe situatë është e tillë që ia ka pamundësuar që të jenë të pranishëm në mbledhje”, tha ai.

Tutje analisti ka thënë se deklarata e deputetës Pantina se me një letër nuk zgjidhen problemet referuar Albin Kurtit tregon se një pjesë e anëtarëve të VV-së përkrahin Visar Ymerin për kryetar.

“Kjo është vetëm një shenjë që disa prej anëtarëve të VV-së janë akomoduar me Visar Ymerin për kryetar dhe janë më komod me Visarin sesa me Albinin, dhe për këtë kanë hyrë këto probleme”, ka përfunduar Spahiu, raporton Gazeta Blic.

Ndërkohë, kujtojmë se pakënaqësitë në Lëvizjen Vetëvendosje kanë filluar të dalin në shesh menjëherë pas publikimit të një bisede mes deputetëve të VV-së në Viber, ku deputetja Aida Dërguti e ka quajtur ‘mut’ themeluesin e VV-së, Albin Kurti.

Dërguti pas publikimit të këtij lajmi ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtares së kryesisë si dhe nga posti i kryetares në Vushtrri.

Pas kësaj doli se ish-sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj në mbledhjen e kryesisë ka kërkuar moskandidimin e Albin Kurti për kryetar të Lëvizjes.

Molliqaj kishte përmendur disa çështje me të cilat nuk pajtohet me Albin Kurtin, por ai ka mohuar se VV-ja po përçahet madje ai ka thënë se VV mund ta ndajnë vetëm ata.

Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, nga burgu ka dërguar një letër drejt Këshillit të Përgjithshëm të partisë, i cili është mbajtur ditë më parë.

Ai iu ka drejtuar të gjithë pjesëmarrësve e aktivistëve, duke përmendur tema të ndryshme, duke u nisur nga fitorja dhe rritja e Vetëvendosjes si parti, deri tek përçarjet që ndodhën kohëve të fundit dhe fyerjes së deputetes Aida Dërguti e cila e ka quajtur atë m…t.

Në anën tjetër në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjes nuk kanë marrë pjesë as kryetari aktual, Visar Ymeri, deputetet Dardan Molliqaj, Ali Lajçi si dhe Shqipe Pantina.

Ndryshe, mbrëmë deputetja e VV-së, Shqipe Pantina ka thënë se Albini nuk i ka të gjitha informatat. Letra e tij nuk prodhoi ndonjë zgjidhje të problemit, ne kemi pasur diskutime të gjata me Albinin dhe ai gjithmonë ka thënë se ai parapëlqen që diskutimet të bëhen fytyrë me fytyrë, ka deklaruar ajo

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.