Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi dy ndeshje këtë muaj në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
Fillimisht, më 7 shtator, Kosova mposhti Republikën e Çekisë me rezultat 2:1, ndërkaq tri ditë më vonë u mposhtë 5:3 nga Anglia, shkruan Zëri.info.
Përkundër humbjes nga Anglia, “Dardanët” zhvilluan një paraqitje mbresëlënëse në “St Mary’s Stadium”.
Futbollisti kryesor i Kosovës në Southampton ishte Valon Berisha i cili shënoi dy-golësh në portën e Jordan Pickford.
Për paraqitjen e tij kundër “Tre Luanëve”, Berisha është zgjedhur në formacionin e më të mirëve të këtyre ndeshjeve eliminatore.
Mesfushori i Lazios është zgjedhur në formacionin e yjeve ku bëjnë pjesë Cristiano Ronaldo, Kevin De Bruyne, Jadon Sancho, Kepa Arrizabalaga e shumë të tjerë./Zëri.info