Paralajmëron ish-deputeti i Kosovës: Qeveria Haradinaj se ka larg, ky është muaji i zgjedhjeve në Kosovë!
Shembulli më i mirë është demarkacioni, gjithë ato fyerje, sharje që ua bëri protagonisteve të demarkacionit si Murat Mehës, Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe pastaj pa fije turpi ts njëjtin e imponon ns parlament psr tu votuar.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali, ka folur për protestat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe rrëzimin e qeverisë Ramush Haradinajt.
Tali shpreson qe deri në shtator do të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme në Kosovë.
Ai thotë se, protestat në të gjitha shoqëritë demokratike ku me politikë merren njerëzit me integritet dhe me moral, janë një mekanizëm shumë i rëndësishëm për politikbërjen natyrisht me votimin. Këto sipas tij, janë dy mekanizmat kryesor që qytetarët e vendeve e shprehin vullnetin e tyre
“Them edhe njëherë në shoqëri demokratike protestat kanë bërë që shumë politikanë qofshin ata kryeministra, ministra me integritet po japin dorëheqje, bien edhe qeveritë apo edhe iniciativat e ndryshme, pra të ngritet ndonjë ligj apo rrëzimin e tij”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.
Ai thotë se, protesta është diçka që i tregon politikës vullnetin e qytetarëve për çështje të caktuara dhe ato nuk mund të injorohet.
“Mirëpo Kosova është një rast tjetër, atë që e them në vazhdimësi se sherrin më të madh shoqëria jonë e ka prej “komandairave” ja kemi pikërisht në shkatërrimin e moralit dhe integritetit të politikës. Shih se si matarpazllëqet e Thaçit papagajtë e tij mundohet me shti si zotësi politike të gjitha rrenat e tij. Pra duke pas parasysh ambientin e Kosovës, jam skeptik që këto protesta nëse ngelin vetëm ne iniciativën e Lëvizjes Vetëvendosje, që të bëjnë që Ramush Haradinaj të jap dorëheqje”, pohon tutje Tali.
Ish-deputeti tutje shton se, protesta madhështore e 29 shtatorit që ishte kundër ndarjes së Kosovës, papagajtë e Qeverisë u munduan që ta paraqesin si tentim të VV kinse për të treguar fuqinë e saj.
“Pastaj ta kemi parasysh ambicien e sëmurë të Ramush Haradinaj për të qenë kryeministër. Shembulli më i mirë është demarkacioni, gjithë ato fyerje, sharje që ua bëri protagonisteve të demarkacionit si Murat Mehës, Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe pastaj pa fije turpi ts njëjtin e imponon ns parlament psr tu votuar”, shton tutje ai.
“Pra thënë shkurt, duke pas parasysh skenën politike të Kosovës mënyra e bërjes e politikës së Kosovës sidomos karakterin zotit Haradinaj, dyshoj që ai do të jap dorëheqje përshkak të presionit qytetarë, nëse këto protesta ngelin të organizuar vetëm se nga Lëvizja Vetëvendosje. Siç po shihet LDK-ja nuk është e gatshme për tu bashkuar, këtë e them gjykuar nga deklarata e disa protagonisteve të LDK-së. Megjithatë unë pres që Haradinaj pra qeveria të bie përshkak të antagonistëve brenda koalicionit. Është çështje muajve në qershor apo shtator se do të kemi zgjedhje. Këtë vjet deri në shtator më së largu gjasat janë reale, por edhe këto protestat janë me vend, sepse i tregohet të paktën opinioni botërorë sidomos ambasadorëve të Quintit si një faktor shumë i rëndësishëm i politikbërjes në Kosovë se kjo qeveri nuk ka legjitimitet është legale por nuk është e përkrahur nga shumica e qytetarëve të Kosovës dhe kot ju bashkëpunoni me këtë qeveri”, deklaron ish-deputeti.
Tali thotë se, grupi negociator, të cilin e quan të tezakëve, nipave, dajve dhe dhëndurëve nuk ka kurrfarë legjitimiteti për të bërë çfarëdo marrëveshje me Serbinë.
“Pra sa më shumë që zgjatë qeveria e zotit Haradinaj aq më shumë ngecin proceset e aq shumë të përflitura nga ambasadoret dhe diplomatet e huaj. Pra këto protesta siç thuhet “kilen” do të ia lajnë ambasadorëve që ata të ndërhyjnë sepse tash është çështje e ditur edhe e shprehur me këto protesta se kjo qeveri nuk ka legjitimitet demokratik, është vetëm humbje kohe!!!”, përfundon Driton Tali.