Paralajmërimi i ambasadorit Delawie për avanturat e Hashim Thaçit

  22 Dec 2017

Numri një i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar ashpër peticionin që synon ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë se ky ndryshim, mund të izolojë tërë Kosovën, madje e ka konsideruar një ide të tmerrshme.

“Ideja për të ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund të izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka shkruar Delawie.Kujtojmë se Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin i cili i dërgohet Kuvendit të Kosovës me synim ndryshmin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.