Paralajmërim dramatik i gjeneralit amerikan për marinsat: Bëhuni gati për luftë në këto dy regjione
Komandanti i marinës amerikane ka paralajmëruar ushtarët të stacionuar në Norvegji që të përgatiten për luftë!
“Shpresoj se po gaboj, por lufta është duke ardhur”, ka thënë gjenerali Robert Neler, i cili i ka vizituar forcat amerikane. “Me praninë e juaj këtu ju jeni duke zhvilluar luftë informative dhe politike”. Neler pretendon se në të ardhmen e afërt Rusia dhe Paqësori do të jenë fushë e konfliktit, transmeton gazetametro.net.
Edhe kolegu i tij kapteri Ronald Green ka mendim të njëjtë. “Kujtohuni përse jeni këtu”, thotë Green. “Ata ju shikojnë, siç ne i shikojmë ata. Shumë lehtë mund të ngrihet numri i marinsave në këtë vend nga 300 në 3.000”, thotë ai.
Paralajmërimi ka pasuar pasi që në ditë më herët ministri i mbrojtjes Jim Mattis ka thënë në Fort Brag se mbi Gadishullin Korean qëndrojnë “retë e stuhisë”.
Ardhja e Neler’it dhe Green’it në Norvegji po përputhet me rritjen e tensioneve në mes të SHBA dhe aleatëve të tyre me Rusinë. Sipas pretendimeve të sajtit Military.com, Rusia e ka paralajmëruar Norvegjinë se vendimi që të pranojë njësitet e reja amerikane, të cilat do të mbesin deri në fund të 2018, do të ndikojnë keq në marrëdhënie të ndërsjella.
Norvegjia ka insistuar që t’i ketë trupat amerikane, në mënyrë që të forcojnë lidhjet me NATO’n, por edhe të mundësojnë aleatëve t’i kryejnë ushtrimet në kushte ekstreme.
Neler pretendon se SHBA ndoshta do ta bartë fokusin e vet nga Lindja e Afërt në Evropën Lindore.
Rusia pretendon se është e pakënaqur për shkak të pranisë së trupave amerikane në afërsi të kufirit të vet. Prej qershorit 2016 janë vendosur 300 marnisa në Norvegji, dhe këto janë forcat e para të huaja në këtë vend prej Luftës së Dytë Botërore
https://youtu.be/PvJPTx3wxhQ