“Papuqe Gucci” kaq klikime mori për më pak se 24 orë (VIDEO)

  31 Oct 2017

Ende pa u bërë 24 orë, “Papuqe Gucci” nga Gjiko, ka arritur të mbledhë më shumë së gjysmë milion klikime në youtube.

Kënga e punuar në studion e RedBox Entertainmet, me tekst nga vet hip-hop ylli shqiptar e me klip të realizuar nga Valon Aziri, po rezulton të jetë e suksesshme, këtë po e dëshmojnë edhe shikimet dhe shpërndarjet e vazhdueshme të projektit në mediat sociale.
Edhe prezenca e humoristit Vedat Osmani, ka bërë që klipi të dalë edhe më perfekt, duke u shndërruar në disa skena, në skeçe të vogla humori.

Poashtu në këtë videoklip u panë edhe artistët e njohur shqiptar dhe shumë të pëlqyer, Ledri Vula, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.