fbpx
PAMJE – Ky është organizatori kryesor i protestave në veri të Kosovës

PAMJE – Ky është organizatori kryesor i protestave në veri të Kosovës

  02 Oct 2021

Burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës, kanë njoftuar se policia ka hetuar organizatorin kryesor të protestave dhe vendosjes së barrikadave në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak me 20 shtator.

Njësitet e inteligjencës brenda Forcave Speciale të policisë kanë siguruar edhe fotografi të këtij personi dhe anëtarëve të grupit të tij.

Ai, qysh nga dita e parë, ka qenë në krye të protestave dhe i ka organizuar ato, bëjnë të ditura këto burime për Albanian Post.

Megjithatë, policia ende nuk ka informata për identitetin e tij e as të ndonjë prej anëtarëve të grupit të tij.

Ende po hetohet se kush është ky njeri dhe cila është e kaluara e tij.

Ai është identifikuar para disa ditësh, por Albanian Post ka arritur të sigurojë vetëm këtë të shtunë fotot e tij dhe grupit të tij, në ditën kur Njësitet Speciale të policisë po largohen për t’u zëvendësuar me ato të KFOR-it.

Gjithashtu, këtë të shtunë, ky person është parë duke organizuar largimin e barrikadave dhe gjithçka ka shkuar përmes tij.

Ai është parë gjatë gjithë kohës duke biseduar në telefon dhe duke vëzhguar situatën.