Shumë pak e njohën deri sa hyri në politikë. Madje, edhe pamjet nga lufta, për Kadri Veselin mungonin.
Tani udhëheq partinë që mori më së shumti vota në tri palë zgjedhjet e fundit, dhe njihet nga të gjithë. Madje, tani ai drejton institucionin më të lartë në vend, Kuvendin e Kosovës, transmeton Kosova Republike
Ani pse të gjithë e shohim tani gjatë punës së përditshme, pak e kemi parë gjatë kohës së luftës.
Një video e publikuar nga emisioni televiziv ‘Udhëve’ që transmetohet në RTK, ka sjellë pamje të rralla të kohës së luftës, ku Veseli shihet i armatosur deri në dhëmbë.
Diku duket me zolë, e edhe me kallashnikov. Në një pjesë të videos ai shihet edhe teksa merret me një telefon ajror.