fbpx

Pamje EKSKLUZIVE: Në mes të ditës kidnapohet një person në Prishtinë (Video)

  11 Nov 2017

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në qendër të Prishtinës. Në disa pamje ekskluzive të siguruar nga “Indeksonline” shihen disa persona të cilët pretendohet se kidnapojnë një person.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në pikë të ditës tek rruga “Fehmi Lladrovci”, respektivisht në vendin e quajtur “Rrethi i Spitalit” – afër Qendrës Klinike Universitare.

Viktima shihet brenda veturës së tij (ngjyrë e gjelbërt), derisa njëri prej të dyshuarve e godet me grusht xhamin e veturës dhe e nxjerrë “si në filma” personin nga automjeti.

Më pas, ai futet në automjetin e tipit “Passat”. Edhe vetura e viktimës merret nga të dyshuarit dhe vazhdohet rrugëtimi në një destinacion të panjohur.

Për më shumë, shikoni pamjet ekskluzive më poshtë:

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1414981995266143/