Ish-sulmuesi i Tottenham dhe Middlesbrough, Hosam Mido, ka befasuar të gjithë me pamjën e re, derisa vazhdon të gëzojë pensionimin nga futbolli.
Duke marrë shembuj nga Ronaldo dhe Maradona, tashmë nuk është e pazakontë që futbollistët në pension të duken pothuajse të panjohur nga ditët e tyre të lojës. Tani ish-sulmuesi i Tottenham dhe Wigan Mido, ka ndjekur trendin, duke treguar pamjen e tij të re për kënaqësinë e ndjekësve të tij në ‘Twitter’, shkruan ‘Daily Mail’, përcjellë Gazeta Olle.
34-vjeçari, i cili u pensionua në vitin 2013 pas një aventure të shkurtër në Barnsley, tani ka lëshuar edhe mustaqet dhe duket mjaft tërheqës në fotot e reja. Mido ngarkoi një foto të re në ‘Twitter’ në natën e së enjtes, duke treguar atë me flokë të dredhur, ndërsa mbante një xhaketë me ngjyrë ulliri dhe shami të ndritshme blu.
Pamja e tij e re ka bërë që të krahasohet bosin kolumbian të drogës, Pablo Escobar. “Mido Escobar … kreu i kartelit të drogës”, shkroi në Tëitter një tifoz i egjiptianit. “Kur Mido ndaloi të luante për Spurs, filloi të luante me Pablo në Narcos”, shtoi një tjetër fans.
Ish-sulmuesi shënoi 28 gola në Angli gjatë paraqitjeve të tij për Tottenham, Middlesbrough, Wigan, West Ham dhe Barnsley.