fbpx

Pajtohen mes vete: Leonora kërkon duet me Adelinën. Ja çka thotë Adelina?

  15 Nov 2017

Nuk e sfidon asgjë lajmin bombastik të sherrit mes dy këngëtareve më të njohura në vend, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi.

Për atë kohë, ky konsiderohej skandali më i madh në estradë, ndonëse edhe atëherë kanë ndodhur gjëra të pa hijshme, por që nuk janë zbuluar e kanë mbetur të fshehura në qoshet ku kanë ndodhur, shkruan “Kosovarja”. Vitet ikin, por marrëdhënia e Leonores dhe Adelines mbetet e “ngrirë”. Raporti i tyre është përcjellë edhe nga një mori pretendimesh edhe thashethemesh, por asgjë konkrete. Ishte Leonora që ditë më parë shprehi dëshirën që të kishte një duet me Adelinën. Ide e mirë, interesante, por duket të jetë e pa realizueshme, meçe nuk ka ende asnjë shenjë aprovimi nga kolegia e saj, këngëtarja e famshme Adelina Ismaili, shkruan “Kosovarja”.

Asnjë fjalë, asnjë zë. Asgjë! A mund të ndodh?/Kosovarja/