Kryeministri i Kosovës përmes një vendimi të cilin e ka marrë dje, ia ka dyfishuar pagën vetes dhe ministrave të kabinetit të tij, ai gjithashtu ua ka ngritur pagat edhe shoferit e truprojës së tij.
Shoferit dhe truprojës Haradinaj ua ngriti pagat në 750 euro, këtu hyjnë edhe zyrtari i lartë dhe asistenti i lartë të zv. Kryeministrit, shkruan Insajderi.
Ai gjithashtu ia ka dyfishuar pagën vetes dhe ministrave të kabinetit të tij.
Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro.
Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro
Theme : Good News Lite