Kandidati i AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli të martën ka shpalosur platformën qeverisëse për kryeqytetin.
Në tubimin elektoral me simpatizantë e partiakë mori pjesë edhe presidenti i partisë, Behxhet Pacolli.
Ai aty foli për profilin e vëllait të tij Selimit, e më pas shpalosi edhe pjesë nga platforma e tij, njofton Klan Kosova.
Behxhet Pacolli ka thënë se vëllai i tij Selim Pacolli ka në plan që Universitetin e Prishtinës ta zhvendosë në një vend tjetër, ku do të ketë më shumë hapësirë për studentët që të zhvillojnë krejt aktivitetet e nevojshme.
E në Kampusin e UP-së, saktësisht te Fakultetit Filozofik ai ka thënë se do të ndërtohet një qendër islamike.