Pacolli jep dorheqje nga AKR
Sekretari organizativ i Aleancës për Ardhërinë e Kosovës, Rrahim Pacolli përmes një shkrimi të tij në facebook ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativë të kësaj partie. Ai ka falemderuar të gjithë bashkëpuntorët me të cilët ka punuar këto vite.
Ja postimi i plotë i Pacollit.
Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.
Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia.
Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot.
Atyre u them me keqardhje se nuk do jem më pjesë e partisë.
Ky vendim është marrë tërësisht për arsye personale. Me respekt!