Pacolli, ja çfarë i kam kërkuar Putinit

  18 Oct 2017

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka sjellur njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Bangladeshi.

“Kam punuar shumë gjatë dhe pata rast që me presidentin ta takoj kryeministren e Bangladeshit e cila sapo u ulem nuk më kishte harruar prej vitit 2012 dhe më tha unë z.Pacolli ju kam thënë se njohjen do ta bëjë por në një moment të caktuar, dhe ja që ky moment erdhi”, u shpreh Pacolli.

Ai ka shtuar se njohjet janë shumë të rëndësishme për Kosovën.

“E kam në plan që të rihapi dyert me shtetet që na kan njohur”, ka thënë Pacolli.

Mes tjerash, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, duke folur për aplikimin e Kosovës në UNESCO, shtoi se ka kërkuar njohjen edhe nga shteti rus.

“Qeveria nuk ka aplikuar për UNESCO. Jam kujdesur për dosjen e UNESCO-s i kam dërguar diku 194 nota verbale në dy ditët e para, i kam dërguar edhe Rusisë notë verbale, dhe kam shprehur të drejtën tonë legjitime që të votohemi në UNESCO dhe ato shtete që nuk na kanë njohur i kam lutur që ta marrin parasysh edhe njohjen e Kosovës por edhe votimin në UNESCO”, ka thënë Pacolli.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.