Drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri, i ftuar në “Debat D”, ka folur për Zgjedhjet Lokale, ka folur për rezultatin e Lëvizës Vetëvendosje, ku të ftuar kanë qenë kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu.
Olluri ka thënë se Vetëvendosje ka pasur një rritje të dukshme në Prishtinë në krahasim me Zgjedhjet Lokale të vitit 2013. Por ai ka shtuar se në krahasim me zgjedhjet e fundit të përgjithshme Vetëvendosje ka pësuar humbje.
“Në krahasim me zgjedhjet e para katër muajve, kur Vetëvendosje ishte partia me më së shumti vota, ajo në Zgjedhjet Lokale, mbeti dukshëm prapa LDK-së. Përderisa LDK ka fituar disa komuna, VV nuk e ka asnjë komunë të sigurt”, ka thënë Olluri.
Ai më tej ka theksuar se si faktor që shkaktuan humbjen e Vetëvendosjes, ka qenë kandidimi i njerëzve jo adekuat, madje në një rast kandidimi i ish-anëtarit të PDK-së.
“Prej Shtimes është kandiduar zoti Jashari ku njihet si njeri i PDK-së. Ky rast mund të ketë ndikuar edhe në komuna të tjera. Shembull në Gjilan e kemi Sami Kurteshin i cili ka majtë një pozitë të lartë si avokat i popullit, gjatë qeverisjes së PDK-së. Faton Topalli është rikandidua për herë të tretë ku edhe kjo mund të jetë një arsyeje”, ka thënë Olluri.