‘Nxehet’ Lutfi Haziri: Kadri Veseli mos të fshihet si lepur, nëse e do Amerikën jep dorëheqje

‘Nxehet’ Lutfi Haziri: Kadri Veseli mos të fshihet si lepur, nëse e do Amerikën jep dorëheqje

  15 Mar 2019

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për qëndrimet e tij lidhur me taksën dhe raportet me Amerikën.Ai ka thënë se Veseli nuk ka pse të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haziri ka deklaruar se Veseli mund të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, meqë është partneri kryesor i koalicionit qeverisës.

“Nuk ka pse të dalë e të ankohet me lot krokodili për prishje të raporteve me Amerikën, të cilën thotë se e do më shumë se familjen e tij. S’ka pse ta bëjë atë. Mjafton të japë dorëheqje si partner kryesor i koalicionit edhe zgjidhet kjo çështje.

Ai është fajtori kryesor për krejt këtë situatë”, ka thënë Haziri për Dukagjinin.“Ai po rri në strofull të lepurit të vetë edhe po u kërkon llogari të tjerëve, përfshirë opozitës. Kjo është politikë e dyfishtë që di ta bëjë vetëm PDK’ja”, shtoi Haziri.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.