Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rinumëruar votat në një vendvotim të Komunës së Prizrenit, pasi siç thanë përfaqësuesit e KQZ-së, kishte patur gabime teknike në këtë vendvotim.
E pas rinumërimit të këtij vendvotimi në Prizren, i janë shtuar 55 vota më shumë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka – i cili prin në garë ndaj Shaqir Totajt të PDK-së.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror Zgjedhor, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kandidatit të VV-së i janë shtuar 55 vota pas rinumërimit.
“Prizrenit, i kthehen 55 vota për t’u bërë bashkë në fitore”, ka thënë Rrustemi.
Në Prizren dhe Prishtinë ende nuk dihet saktë se cili është fituesi i këtyre zgjedhjeve. Në Prizren gara po zhvillohet mes Haskukës dhe Totajt. /Insajderi.com
Theme : Good News Lite