Numërohen mbi 90 % të votave, kjo është diferenca mes Ahmetit e Abrashit

Gara për Prishtinën pa dyshim se ishte gara më e nxehtë e zgjedhjeve lokale të 22 Tetorit.

Por kjo garë për kryeqytetin do të vazhdojë sepse Shpend Ahmeti naga Vetëvendosja dhe Arban Abrashi nga LDK-ja do të masin edhe njëherë forcat në balotazh.

Sipas rezultateteve preliminare të KQZ-së, tashmë kur janë numëruar 90.25 të votave, del se Shpend Ahmeti ka fituar 43,42 % derisa Arban Abrashi 35,91%, njofton Klan Kosova.

I treti në garën për kryeqytetin është Selim Pacolli nga AKR-ja me 10,24%, pasuar nga Lirak Çelaj me 5,86% e Arbër Vllahiu me 3,27 %.