NUMËROHEN MBI 55% TË VOTAVE NË ISTOG

  17 Dec 2017

Janë numëruar 55 për qind të votave në Istog, teksa prin kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Rugova ndaj atij të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gani Dreshaj.

Nga numërimi zyrtar i 55.56 për qind të votave, Rugova ka arritur të fitojë 51.8 për qind të tyre, raporton Insajderi.

Ndërkaq, Dreshaj ka fituar 48.2 për qind të votave deri më tani, kur kanë mbetur pa u numëruar edhe rreth 45 për qind të votave

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.