Numërimi në Prishtinë afër fundit: Diferenca në mes të Ahmetit dhe Abrashit

  24 Oct 2017

KQZ-ja deri në këto moment ka numëruar rreth 92 për qind të votave të kryeqytetit. Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë para kundër kandidatit Arban Abrashi nga LDK-ja me rreth 7 për qind.

Ahmeti numëron 34.682 vota të fituara apo kthyer në përqindje 43.49 për qind, kurse Abrashi ka fituar 35.88 për qind të votave deri më tani, shkruan Gazeta Metro.

Zgjedhjet për balotazh pritet të mbahen më 19 nëntor, ndërsa për to pritet të ketë 5 ditë fushatë.