Nuk përmbahet Rexhep Selimi, ia zbulon ‘top sekretin’ Hashim Thaçit

  29 Oct 2017

Selimi tha se nofka e Hashim Thaçit nuk ka qenë emër e rastësishme dhe e pamenduar Sonte në kuadër të emisionit ”Kojshia Show” të RTV21, i ftuar ishte deputeti dhe ish-ushtari komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, me të cilin u bisedua për tema të ndryshme.

Duke folur për situatën në vend tani, por herë pase here, duke u lidhur edhe ushtrinë dhe kohën e luftës, gjatë emisionit Rexhep Selimi u pyet edhe për nofkën që e ka pasur gjatë luftës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan rtv21.tv Lidhur me këtë pyetje, Selimi tha se nofka ”Gjarpëri”, e Hashim Thaçit nuk ka qenë emër e rastësishme dhe e pamenduar, pasiqë sipas tij, kogja i përngjan sa i përket taktikave të tij.

Selimi tregoi se Thaçi vetë ia kishte lënë vetit nofkën ”Gjarpëri”. Ndërsa, për vete tha se nuk kishte pasë nofkë dhe se numri 10 që mbante nuk ishte nofkë.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.