Nuk ndalet Qeveria Haradinaj: Emërohet edhe një zëvendësministër

  13 Nov 2017

Nuk ndalet Qeveria Haradinaj: Emërohet edhe një zëvendësministër

Edhe një Zëvendësministër i Ministrisë së Financave është emëruar në Qeverinë Haradinaj.

Ky post, kësaj here i takon Hyzer Gashit të Nisma për Kosovën, njofton Klan Kosova.

”Sot, Shtimja u nderua edhe me një pozitë të rëndësishme shtetërore zv.ministër i Ministrisë së Financave z.Hyzer Gashi nga Pjetërshtica. NISMA për Kosovën!”, thuhet në njoftimin e bërë në facebook nga zyrtar të kësaj dege.

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.