fbpx

Nuk ka penzione per veteranet e UQK-se

  23 Oct 2017

Kryesia e Kuvendit të Kososvës ka vendosur që të mërkurën të mbajë seancën e radhës dhe si pikë e rendit të ditës është edhe rishikimi i buxhetit në lexim të parë, raporton arbresh.info.

Më 25 tetor, pikë e pestë e rendit të ditës është Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Pas miratimit në lexim të parë, Projektligji i kthehet komisioneve të Kuvendit me komente, dhe më pas Kryesia e Kuvendit vendose se kur do të votohet në lexim të dytë në seancë plenare.

“Ditën e mërkurë prej orës dhjete ka seancë plenare,” është shprehur Veseli pas mbledhjes së kryesisë.

Të njejtën ditë do të votohet edhe për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave dhe Raportin vjetor të auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.