fbpx

Nuk jau kemi pagu rrymën vetem në Veri! Ja edhe ku është paguar rryma për Serbët…

  21 Dec 2017

Qytetarët nuk e paguan vetëm rrymën e veriut, por për gjithë enklavat serbe në Kosovë
Drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë paguar rrymën për gjithë komunitetin serb në Kosovë dhe jo vetëm për ata të veriut.

Që prej vitit 2012 KEK-u kishte filluar zgjerimin e rrjetit nëpër të ashtuquajturën “enklavë” serbe në Kosovë dhe po atë vit KEK-u faturat e serbëve ia kishte dërguar UNMIK-ut ndërsa sipas drejtorit të KEK-ut, një faturë i është dërguar edhe qeverisë së Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë.

“Pas vitit 2012 kur filluan negociatat ne kemi bërë një shtrirje nëpër enklavat serbe. Të gjitha enklavat. Për çdo muaj ka fakte që faturat i janë adresuar UNMIK-ut. Pas pavarësisë një faturë i ka shkuar UNMIK-ut një qeverisë së Kosovës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë paguar vetëm rrymën e veriut, por për të gjitha enklavat serbe në Kosovë”, ka thënë Gjukaj.