Nuk i erdhën fëmijët për festa, 56-vjeçari i jep fund jetës Nuk i erdhën fëmijët për festa, 56-vjeçari i jep fund jetës

  25 Dec 2017

Nje burre i cili prej pak kohësh ishte divorcuar nga bashkëshortja eshte gjetur i pajete ne banesen e tij sot, i vetevarur.

Mësohet se gjendja e tij ishte rënduar pasi as djemtë emigrantë në Greqi nuk kishin ardhur për festën e Krishtlindjeve. Në vetmi të thellë, burri nga Korça ishte ndjerë i lënë vetëm dhe ka zgjedhur këtë fund.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.12.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 4, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur shtetasi A.D, 56 vjeç.

Nga kqyrja e jashtme e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë i A.D, është dërguar në morgun e Spitalit për të kryer procedurat e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Në MediaKosova.com, ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun e faqes me Google Analytics. Duke klikuar "Prano", ju pranoni përdorimin e cookies dhe Google Analytics sipas përshkrimit në Politikën tonë të Privatësisë.