fbpx
Nuk e pranuan në UP, madje i kërkuan 5000 euro, Arta çudit Amerikën me zbulimin e saj

Nuk e pranuan në UP, madje i kërkuan 5000 euro, Arta çudit Amerikën me zbulimin e saj

  12 May 2019

Arta Spahiu nga qyteti i Gjilanit disa vite më parë nuk u pranua në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë, madje asaj ju kërkuar 5000 euro nëse dëshiron që të pranohet, por ajo tani po habit Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me zbulimin e saj, transmeton Gazeta Metro.

18 vjeçarja nga Gjilani është renditur e dyta në Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve, ajo ka bërë shpikjen e “dorës robot”.

Nxënësja nga Gjilani e paraqiti projektin e saj Konkursin Ndërkombëtar të Projekteve I-SWEEEP, “Konkursi Shkencor Ndërkombëtar në Fushën e Energjisë, Inxhinierisë dhe Mjedisit”, i cili u zhvillua në Qendrën “Gorge Brown” të shtetit Houston, në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Falë kësaj fitoreje 18-vjeçarja ka fituar një bursë te plotë studimi në “North Amerikan University”, po ashtu është punësuar si asistente administrative në këtë Universitet.

Në këtë konkurs morën pjesë 564 nxënës dhe 300 mësues , ku u prezantuan 385 projektet më të mira nga 62 vende të ndryshme të botës.